Arlind Ajeti mund të ndërrojë ekip këtë verë. Mbrojtësi shqiptar mund të luajë sërish në Superligën e Turqisë. Sipas mediave turke, Çorumi e ka piketuar si një nga lojtarët që dëshiron të transferojë në këtë merkato verore.
Skuadra në fjalë sapo është ngjitur në elitë dhe po kërkon futbollistë me përvojë për t’u përballur me ekipet e Superligës në sezonin e ardhshëm. Ajeti ka lënë pas një sezon mjaft pozitiv me fanellën e Bodrumit, me të cilët u rendit i 5-ti në Ligën e Parë turke./Sport Ekspres/