“Pashë vetëm një ekip në fushë”, Zhoao Neves ka ende uri: Duhet të synojmë Champions-in e tretë

PSG-ja triumfoi sërish në Ligën e Kampionëve. Këtë herë ekipi i Luis Enrikes mposhti Arsenalin në Budapest pas ekzekutimit të penalltive. Zhoao Nevesi ka thënë pas ndeshjes se parisienët e merituan këtë trofe. Sipas tij kishte vetëm një ekip në fushë.

“Do të festoj me shokët e skuadrës. Jam shumë i lumtur për ta dhe për atë që kemi bërë këtë sezon. E meritonim këtë titull. Të jem i sinqertë, pashë vetëm një ekip në fushë. E kishim topin në shumicën e kohës. Luajtëm më mirë dhe e merituam. Duhet të synojnë titullin e tretë. Jemi kampionët dhe duhet të mbrojmë titullin”, ka thënë Zhoao Nevesi./Sport Ekspres/