Luis Enrike nuk mjaftohet me kaq: Mendoj se mund të fitoj 4 Champions

PSG-ja ka fituar sor trofeun e dytë të Ligës së Kampionëve në historinë e saj. Luis Enrike ka kryer një punë të shkëlqyer me skuadrën franceze, të cilën e ka shndërruar në një siperfuqi në Europë. Pas fitimit të finales, trajneri katalanas ka treguar urinë e tij, teksa është shprehur se beson se mund të fitojë deri në 4 trofe të tillë me PSG-në.

“Mendoj se ndoshta sot të dyja ekipet e meritonin fitoren, por nga mënyra se si luajtëm gjatë gjithë sezonit, mendoj se e meritonim të fitonim Ligën e Kampionëve. Jemi shumë të lumtur dhe do të përpiqemi të jemi atje vitin tjetër. Pse jo? Mendoj se mund të arrij katër (trofe të Ligës së Kampionëve)”, ka deklaruar Luis Enrike./Sport Ekspre