Shqipëria do të ketë dy përballje miqësore në muajin qershor dhe Maran ka publikuar listën për herë të parë. Në të vihet re mungesa e Ernest Mucit, e sqaruar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit për shkak dëmtimi.
Megjithatë aludimet ngrihen nga tifozët që kanë idenë se ka një përplasje mes Mucit dhe Shqipërisë. Për të shuar zërat mendon vetë lojtari që nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale tregon edhe arsyen e kësaj mungese.
“Më vjen keq që nuk mund të jem pjesë e Kombëtares për dy miqësoret për shkak dëmtimi. I uroj suksese cunave dhe trajnerit Maran në këto dy sfida. Shihemi së shpejti, forca Shqipëri”, shkruan Muci. /Sport Ekspres/