Barcelona arrin marrëveshjen me yllin e Premier League-s, pret vetëm dritën e gjelbër nga klubi

Barcelona është shumë pranë transferimit të Anthony Gordonit. Ylli i Premier League-s ka arritur marrëveshjen e tij me klubin katalanas. Dëshira e lojtarit anglez është t’i bashkohet kampionëve të Spanjës, por tashmë duhet gjetur gjuha e përbashkët me drejtuesit e Newcastle-it.

Sipas Fabrizio Romanos, te Barça po përpiqen ta mbyllin sa më shpejt marrëveshjen me bardhezinjtë. Drejtuesit e klubit katalanas kanë ofruar gjithsej, së bashku me bonuset, 80 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit. Ndërkohë në garë për Gordonin janë edhe Bayern Munich-u, si dhe disa klube angleze./Sport Sport/