Mesi dhe Mbape luajnë edhe për të hyrë në histori, Kupa e Botës mund të sjellë rekordmenin e ri

Numërimi mbrapsht ka nisur. Kupa e Botës do të ngrejë siparin më 19 qershor, kur do të luhet edhe ndeshja hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Përpos trofeut final që e lakmon çdo Kombëtare, disa prej lojtarëve luajnë edhe për rekordet e tyre personale.

Kështu, Mesi, Mbape, Ronaldo apo edhe Kejni do të kenë edhe objektivat e tyre personal për sa i përket golave të shënuar. Deri më tani Miroslav Klose mban rekordin si golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës, me 15 gola të shënuar. Një rekord i cili ka shumë ngjasa që të thyhet këtë verë.

Kilian Mbape dhe Lionel Mesi ndodhen vetëm përkatësisth 4 dhe 3 gola larg barazimit të Kloses. Një shifër kjo që mund të arrihet përgjatë këtij edicioni të Kampionatit Botëror, i cili do të ketë më tepër ndeshje në dispozicion për ekipet kombëtare. Ndërkohë, në listën e golashënuesëve më të mirë në histori ndodhen edhe Kejni me 8 gola të shënuar, por aq sa Nejmari dhe Ronaldo./Sport Ekspres/