Ronaldo është kampion i Arabisë Saudite, trofeu shkon më në fund në duart e sulmuesit portugez

Pritja mori fund për Cristiano Rolandon. Sulmuesi portugez është shpallur kampion i Arabisë Saudite. Pas dy sezoneve pa triumf, më në fund trofeu ka shkuar në duart e tij. Al Nassr-i mposhti sot Damac-in me shifrat 4-1, duke vulosur kështu titullin kampion.

Protagonist në këtë sfidë nuk kishte si të mos ishte edhe Cristiano Ronaldo. Ky i fundit tundi rrjetën 2 herë, teksa gjithsej ka arritur të shënojë 28 gola në kampionat me fanellën e Al Nassr-it./Sport Ekspres/