Kombëtarja gjermane e futbollit ka publikuar sot listën e lojtarëve për Kupën e Botës 2026. Në 26 futbollistët e grumbulluar nga Julian Nagelsmani mungon emri i Brajan Grudës. Sulmuesi shqiptar është ende duke mbajtur peng kuqezinjtë, pasi pret një ftesë nga “pancerat”.
Por Kombëtarja A e Gjermanisë duket ende shumë larg Grudës. Ky i fundit ka qenë pjesë e moshave, ku edhe shihej si një nga elementët më të talentuar. Megjithatë kalimi në ekipin e parë të Kombëtares gjermane nuk ka ndodhur ende, pavarësisht pritjes së gjatë të futbollistit të Brajtonit./Sport Ekspres/
Gemeinsam für Deutschland: Unser Kader für die WM 2026! ????#dfbteam #fifaworldcup2026 pic.twitter.com/zaxWgXsGGv
— DFB-Team (@DFB_Team) May 21, 2026