“Ka elementë që shtyjnë turmën të vërshëllejë Realin”, Perezi akuzon gazetarët: Shikoni kush shkruan për ne, një grua që nuk e njeh futbollin

Florentino Perezi ka dalë sot përpara gazetarëve dhe ka mbrojtur klubin që ai udhëheheq. Presidenti i Realit të Madridit është shprehur ndër të tjera se tifozët duhet të mbështesin skuadrën dhe jo ta vërshëllejnë. Ai gjithashtu drejtoi gishtin edhe nga gazetarët, për të cilët është shprehur se nuk e njohin futbollin.

“Turma mund të vërshëllejë nëse Madridi luan dobët. Por ekziston një lëvizje që i shtyn njerëzit të vërshëllejnë sistematikisht lojtarët. Është si të vërshëllesh fëmijët e tu. Disa ndikohen nga grupe dhe ultras që përpiqen të formësojnë atmosferën.

Anëtarët e Real Madridit nuk duhet t’i kritikojnë ose vërshëllejnë lojtarët. Apta duhet t’i mbështesin ata. Ka edhe elementë negativë midis tifozëve. Ne i kemi identifikuar ata që kur eliminuam UltraSur. Më vjen keq që shoh një lojtar të vërshëllyer për një gabim: ky nuk është një cirk romak.

Shikoni dy artikujt e botuar sot. Njëri prej tyre është shkruar nga një grua. As nuk e di nëse ajo njeh futboll”, ka thënë Florentino Perezi./Sport Ekspres/