Juventusi u largua me fitore nga transferta e fundit kundër Leçes, të cilën e mposhti me shifrat 0-1. “Bordocam” në “DAZN” ka zbuluar për publikun edhe disa nga prapaskenat e kësaj sfide. Luçiano Spaleti nuk ka qenë i kënaqur me sjelljen e yllit të skuadrës, Kenan Jëlldizit. Trajneri i Juventusit i ka tërhequr vëmendjen turkut gjatë lojës.
“Kenan, mendo të luash. Topi ishte përsëri i yni dhe ti po flet. Kenan, mos u përhumb, duhet të luash”, është dëgjuar të thojë Luçiano Spaleti në drejtim të Jëlldizit, teksa ky i fundit po vazhdonte të ankohej te arbitri për një goditje dënimi të padhënë./Sport Ekspres/