Vedat Muriqi ka arritur të shënojë një tjetër gol në Spanjë. Futbollisti shqiptar ia doli që të tund rrjetën në përballjen Mallorca-Villareal. Në minutën e 45 të ndeshjes, Muriqi e vodhi bukur topin, përfitoi nga gabimi i kundërshtarit dhe shënoi.
Pas këtij goli, Muriqi arrin në vetëm dy gola distancë kundër Mbappe, që mban për momentin vendin e parë në listën e golashënuesve. Për Muriqin do të jenë edhe tre javë nga fundi i kampionatit, për të bërë historinë dhe për të qenë i pari në listën e golashënuesëve në La Liga. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/