“Donim të mos i linim të merrnin frymë lojtarët e Atletikos”, Arteta flet për kalimin në finale: Me turmën nga pas, rivali e ka të vështirë me ne

Arsenali u kualifikua në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti i largët 2006. “Topçinjtë” mposhtën Atletikon me rezultatin 1-0 mbrëmjen e sotme, duke siguruar kështu biletën për në finalen e Budapestit. Arteta ka folur për mediat pas ndeshjes, ku ka shfaqur lumturinë që ndjen nga ky sukses. Trajneri i Arsenalit ka përgëzuar tifozët për mbështetjen e zjarrtë që i bënë skuadrës, çka ishte një pikë kyçe për arritjen e fitores.

“Ishtë një mbrëmje e mrekullueshme që nga fillimi, që nga momenti kur tifozët e tanë e pritën skuadrën jashtë stadiumit. Që nga momenti kur shkel në stadium, e përcjell energjinë, pasionin dhe se sa shumë do të thotë kjo për klubin. Do të trishtosh shumë njerëz, por ke mundësinë të bësh shumë njerëz të tjerë të lumtur. Ajo që donim ishte të mos i linim ata (lojtarët e Atletikos) të merrnin frymë. Ta ndjenin presionin që nga fillimi. Turma ishte pas nesh dhe kur jemi të lidhur në atë mënyrë, është shumë e vështirë për kundërshtarin”, ka deklaruar Mikel Arteta./Sport Ekspres/