“Nuk mund të mbetemi të bllokuar si para 30 vjetësh”, De Biasi për PSG-Bajern: I bukur futbolli Sakit, por loja ka evoluar

Xhani De Biasi ka komentuar përballjen PSG-Bajern Mynih. Në një intervistë të dhënë për “Radio TuttoNapoli”, ai ka thënë se në fushë u panë dy ekipe të jashtëzakonshme që i kushtojnë pak rëndësi mbrojtjes. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare ka thënë se futbolli i sotëm ka evoluar dhe se italianët nuk mund të qendrojnë të bllokuar në mentalitetin e 30 viteve më parë.

“Është çështje mentaliteti. Nëse je një lojtar kursimtar, gjithmonë do të përpiqesh të shënosh dhe të shmangësh pësimin e golave. Nëse, nga ana tjetër, ke një mentalitet të ndryshëm dhe investon në lojën tënde, madje duke marrë rreziqe, krijon emocione që të bëjnë të vlerësosh futbollin. Janë dy ekipe të jashtëzakonshme që gjithmonë synojnë të ndërtojnë dhe të përfundojnë, duke i kushtuar më pak vëmendje mbrojtjes. Me atë cilësi, është normale të shohësh ndeshje si kjo dhe është bukur t’i shohësh ato.

Në Itali mbizotëron ‘kërkimi i rezultateve’? Është mentaliteti ynë. Ka nga ata që preferojnë të fitojnë 1-0 sesa të pësojnë katër gola. Unë përpiqem ta shmang këtë klishe. Futbolli ka ndryshuar sot. Nuk mund të mbetesh i bllokuar në të njëjtën mënyrë si 30 vjet më parë. Futbolli i Arrigo Sakit ishte gjithashtu i bukur, por loja po evoluon”, ka thënë Xhani De Biazi./Sport Ekspres/