Italia është në nisje të një projekti të ri. Dështimi për të 3-tën herë radhazi për t’u kualifikuar në Botëror ka lëkundur futbollin italian, i cili tashmë do t’i nënshtrohet një reformimi. Ndryshimi i parë do të jetë nga pankina. Bonuçi ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’i besuar rolin e trajnerit Guardiolës.
Ky i fundit më herët ka pohuar se i pëlqente ideja që në të ardhmen të drejtonte një ekip kombëtar. Duket sr tashmë është momenti i duhur për ta ndërmarrë një hap të tillë dhe në kampin italian po përpiqen të shfrytëzojnë çastin.
“La Gazzetta dello Sport” bën me dije se situata nuk ka mbetur vetëm në statusin e dëshirës, por në vijim mund të ketë edhe hapa konkretë. Media e njohur italiane shkruan se Guardiola është i hapur për të dëgjuar ofertën e Italisë në fund të këtij sezoni. Pas shumë viteve të Mançester Siti dhe me çdo trofe të mundshëm të fituar, ka ardhur koha për një përvojë të re në karrierë. Ndërkohë problemi i vetëm për arritjen e marrëveshjes mbetet faktori ekonomik./Sport Ekspres/