Edlir Tetova do ta mbylli në fundin e këtij sezoni aventurën me Egnatian. Por trajneri nuk kërkon të largohet pa fituar edhe një trofe tjetër të madh në fund, teksa ka thënë qartazi se dëshira dhe energjia është për të marrë një tjetër trofe Superiore.
“Pasardhësi im? Sigurisht vit pas viti, duke parë edhe ecurinë e ekipit tonë jemi munduar të bëjmë më mirë si në dalje dhe si në prurje. Kemi fituar 5 trofe dhe kemi qenë absolutë në çdo finale të mundshme. Pasardhësi? Jo nuk kam folur për këtë. Është shumë shpejt. Të dalim pak nga kjo gjendje që jemi.
Final Four? Për nga ajo që Tetova që mendon për futbollin, është pjesa e mosdorëzimit. Në Final Four do të kërkoj maksimumin për të fituar titullin”, tha Tetova. /Sport Ekspres/