“PSG-ja duket edhe më e fortë”, Kompani pasi eleminoi Realin: Na pret një tjetër natë e madhe futbolli

Vinsent Kompani ka folur për “Prime Video”-n pas fitores 4-3 kundër Realit të Madridit. Trajneri i Bajernit të Mynihut ka shfaqur lumturinë e tij për këtë sukses të arritur, i cili shijoi edhe më tepër për shkak të mënyrës se si erdhi. Tashmë ai synon të sigurojë fitoren edhe ndaj PSG-së.

“Jam shumë i lumtur, krenar për ekipin, është një gjë pozitive për të gjithë. Tani duam të kualifikohemi për në finale. Mendoj se bëmë gjënë më të rëndësishme në futboll: qëndruam në lojë edhe pasi mbetëm disavantazh. Fitorja e kësaj ndeshjeje, dhe mënyra se si e bëmë, është diçka e veçantë për tifozët tanë.

A mund të ëndërrojmë shumë tani? E kemi bërë që nga fillimi i sezonit. Do të përballemi me ekipin që fitoi Ligën e Kampionëve vitin e kaluar dhe që duket edhe më i fortë. Do të jetë një tjetër natë e madhe futbolli dhe do të përpiqemi të arrijmë në finale”, ka thënë Vinsent Kompani./Sport Ekspres/