“Arbitri prishi një ndeshje të bukur”, Arbeloa gjen fajtorin pas eleminimit: Na dhemb, por duhet të ruajmë nderin në kampionat

Real Madridi është jashtë Ligës së Kampionëve. Klubi spanjoll u mposht me shifrat 4-3 nga Bajerni i Mynihut, duke u eleminuar kështu nga ky kompeticion. Në intervistën e dhënë për “Moviestar”-in pas ndeshjes, Arbeloa ka fajësuar arbitrin për nxjerrjen me karton të kuq të Kamavingës. Më tej, ai ka thënë se Reali tashmë duhet të luftojë në kampionat për të ruajtur nderin e klubit.

“A përfundoi ndeshja me karton të kuq? Natyrisht, nuk mund të përjashtosh një lojtar për diçka të tillë. Arbitri as nuk e dinte që i kishte treguar tashmë karton të kuq Kamavingës, dhe ai prishi një ndeshje të bukur dhe shumë të ekuilibruar, pikërisht në momentin kyç, dhe aty mbaroi loja.

Lojtarët e mi luajtën një ndeshje të shkëlqyer dhe më vjen keq për ta duke pasur parasysh përpjekjen që bënë, ashtu siç më vjen keq për tifozët e Real Madridit që ishin në stadium dhe ata në shtëpi. Më dhemb, sepse Real Madridi nuk do e ndeshjen e tij të çerekfinales këtë vit, por po shkojmë në shtëpi krenarë sepse dhamë gjithçka.

Duhet të vazhdojmë përpara me gjithë energji, sepse ky është Real Madridi. Liga është shumë e vështirë, por duhet të vazhdojmë të luftojmë deri në ditën e fundit, sepse kemi një klub për të mbrojtur dhe nderuar”, ka deklaruar Alvaro Arbeloa./Sport Ekspres/