Atletiko Madrid merr vendimin e rrallë në futboll, pushim i gjithë sezoni nëse fitojnë ndaj Barcelonës

Te Atletiko Madridi po përpiqen që t’i motivojnë lojtarët e tyre për të fituar ndaj Barcelonës, në të gjithë mënyrat. Në futbollin e sotëm, paraja nuk është më problem, ajo që kërkohet dhe nuk është gjendet lehtë, është një ditë pushim.

Shifrat e kartonit të një lojtari dhe pagesat janë shtuar shumë, por nga ana tjetër janë shtuar edhe ndeshjet, me kalendarin që është i ngjeshur dhe skuadrat që duhet të zbresin në fushë thuajse njëherë në tre ditë.

Simeone dhe presidenti i ekipit kanë vendosur që në rast fitore dhe kualifikimi me Barcelonën në Champions League, 11-shja titullare e Atletikos të mos thirret më për ndeshjet e La Liga në këtë sezon. Ata do të luajnë vetëm në ndeshjet e Champions League pasi besimi është i madh që në rast kalimi të Barcelonës, atëherë gjysmëfinalja me fituesin e Sporting-Arsenal, do të jetë një mision shumë më i lehtë për Atletikon që të shkojë në finale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/