Qazim Laçi po shkëlqen si kurrë më parë në Turqi. Mesfushori shqiptar po përjeton formën më të mirë të karrierës, teksa këtë sezon po regjistron statistika për t’u duartrokitur. Futbollisti i Rizesporit ka tundur rrjetën në përballjen e sotme kundër Gaziantepit.
Ai u gjend në hyrje të zonës kur shoku i tij i skuadrës i pasoi topin nga goditja e këndit. Laçi goditi menjëherë, duke shënuar një supergol. Rizespori në fund fitoi me shifrat 2-1, teksa lojtari kuqezi ishte vendimtar në këto 3 pikë të fituara. Deri më tani Qazim Laçi numëron 6 gola të shënuar dhe 7 asiste të dhënë me fanellën e Rizesporit përgjatë këtij sezoni./Sport Ekspres/