“Nëse do të kishte diell në nëntor, do të ishim kampion që në janar”, Guardiola: Nuk po tallem, te ne ndikon dielli

Mançester Siti po shfaq një tjetër fytyrë në javët e fundit. “Qytetarët” i janë rikthyer fitoreve dhe janë seriozisht në garë për të fituar titullin kampion. I pyetur se cila është arsyeja që ekipi merr rezultate pozitive në muajin prill, Guardiola i është përgjigjur gazetarit se çelësi i suksesit është dielli. Trajneri katalanas ka thënë se nëse do të kishte diell edhe gjatë nëntorit, Mançester Siti do të ishte shpallur kampion që në muajin janar.

“Është dielli… Jo, nuk po tallem. Në Mançester nuk ka asnjëherë diell. Nëse do të kishte diell në nëntor, atëherë ne do të ishim kampionë të Ligës Premier në janar. Sinqerisht, ndikon dielli”, ka thënë Pep Guardiola./Sport Ekspres/