Vllaznia fiton kundër Teutës falë Dodajt, nis arratisjen në vendin e parë në Superiore

Vllaznia ka nisur arratisjen në vendin e parë të Superiores! Shkodranët kanë fituar ndaj Teutës në shifrat 1-0 falë golit të realizuar nga Dodaj. Në minutën e 43 të takimit, lojtari i Vllaznisë arriti të realizonte dhe ky gol vendosi takimin.

Ndërkohë Teutës ia vështirësoi akoma edhe më shumë punën Jaxhi, i cili pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Kallakut në të 64, do t’ia vështirësonte akoma më shumë punën miqëve. Pas kësaj fitore, Vllaznia nis shkëputjen në vendin e parë me 5 pikë më shumë se Egnatia. /Sport Ekspres/