Tifozët vërshëllyen Milanin pas humbjes, Alegri ruan qetësinë: Ishte një gabim i vogël, jemi në top 4-she

Milani pësoj një humbe të papritur mbrëmjen e djeshme. Udinezja i mposhti në “San Siro” me rezultatin e pastër 0-3. Tifozët mbetën të zhgënjyer nga ky rezultat dhe vërshëllyen lojtarët tyre në fund të ndeshjes. Megjithatë, Alegri ka mbetur i qetë pas takimit. Në deklararën e dhënë për mediat ai ka thënë se ekipi duhet të ketë besim, pasi ende gjendet mes 4 më të mirëve në Serinë A. Trajnerj i Milanit e ka cilësuar këtë humbje thjesht si një gabim të vogël.

“Duhet të kemi besim, sepse jemi ende në katër vendet e para. E dimë që do të duhet të punojmë shumë. Nuk kemi luajtur kurrë një ndeshje si kjo më parë këtë sezon dhe kjo duhet të na ndihmojë të riorganizohemi. Por mbi të gjitha, të kemi më shumë rend në fushë. Patëm mundësi të favorshme, por nuk i shfrytëzuam ato. Është një gabim i vogël, tani kemi një javë për t’u përgatitur mirë për Veronën”, ka deklaruar Masimiliano Alegri./Sport Ekspres/