Muriqi mund të largohet në fund të sezonit, 6 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar

Vera mund ta gjejë Vedat Muriqin larg Majorkës. Fenerbahçja ende kërkon sulmuesin shqiptar. Sipas medias turke “Sabah”, klubi nga Stambolli po përgatit një ofertë prej 5-6 milionë eurosh për të blerë kartonin e “piratit”.

Muriqi ka pranuar se ishte pranë rikthimit te Fenerbahçja në janar, por drejtuesit e Majorkës nuk e lejuan të largohej. Megjithatë, turqit nuk heqin dorë nga lojtari i Kosovës, i cili shkëlqeu në Stamboll me golat dhe paraqitjet e tij në fushën e lojës. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e Muriqit./Sport Ekspres/