Paolo Di Kanio ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera”, ku është ndalur ndër të tjera te Interim Ish-lojtari i njohur është shprehur se zikaktrit kanë kryer vetëvrasje dy herë, pasi sipas tij duhet të kishin arritur atë që arriti Juventusi në 9 vite. Di Kanio ka thënë se Interi ka ekipin që është ndërtuar më mirë, por nuk ka arritur të përfitojë dot nga problematikat e rivalëve të vetë.
“Interi ka kryer vetëvrasje dy herë. Gjatë pesë viteve të fundit, ata duhet të kishin bërë atë që bëri Juve për nëntë sezone, duke pasur parasysh se ishin i vetmi klub që u ndërtua mirë. Ata kanë lojtarët më të mirë, ndërsa rivalët e tyre kanë ndryshuar stafin e trajnerëve dhe lojtarët çdo vit, duke përkeqësuar shpesh performancat e tyre”, është shprehur Paolo Di Kanio./Sport Ekspres/