“Silvinjo ka bërë një arritje të madhe”, Kreshnik Cipi del kundra rrymës: Nuk mund të marrim më shumë se kaq

Përse humbi Shqipëria kundër Polonisë? Kjo ishte tema e ngritur në emisionin Mega Sport që transmetohet në A2 CNN, ndërsa në një lidhje telefonike, legjenda Kreshnik Cipi ka dalë kundër rrymës.

“Po i bie shkurt fare, për atë që është Shqipëria në futboll sot, duhet të jemi të lumtur me kaq. Kam dëgjuar që po kritikohet Silvinjo, por me këta lojtarë që ka Kombëtarja, kemi bërë një arritje të madhe, ma besoni.

A doni të bëjmë një krahasim me Kosovën? Sa orë pune kanë lojtarët e Shqipërisë dhe sa kanë lojtarët tanë te Kosova? Hiq Gjimshitin dhe Ismajlin, të tjerët gjenden në stol dhe kanë pak minuta në ekipet e tyre.

Në tërësi, Silvinjo e ndërtoi mirë lojën kundër Polonisë. Tani diskutojnë jo Mehmeti, jo Hoxha, po ju e thatë vetë, Jasir Asani erdhi nga hiçi dhe çoi Shqipërinë në Europian, ja pra, nuk shkohet me emra lojtarësh dhe me ekipe”, tha Cipi. /Sport Ekspres/