“Vedat Muriqi donte të luante për Turqinë”, gazetari zbulon detajet: U përgatit shumica e dokumentacionit, por…

Haldun Domac ka zbuluar një detaj mjaft interesant për Vedat Muriqin. Në prag të sfidës së Kosovës kundër Turqisë, e vlefshme për një biletë për në Kupën e Botës 2026, gazetari turk ka treguar një histori nga e shkuara e Vedat Muriqit. Ai ka thënë se sulmuesi shqiptar kishte pranuar të vishte fanellën e Turqisë dhe se dokumentacioni ishte thuajse gati. Por në fund ishin disa detaje të vogla ato që i dhanë fund kësaj ideje.

“Vedat Muriqi donte të luante për Kombëtaren tonë. Në atë kohë, trajner ishte Fatih Terimi. Në fakt, shumica e dokumentacionit u kompletua ndërkohë që ai ishte te Giresunspori. Por nuk u realizua për shkak të disa detajeve të vogla. Tani fati ka luajtur lojën e tij. Muriqi do të luajë kundër Kombëtares së Turqisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës”, ka thënë Haldun Domac./Sport Ekspres/