Elbasani po kalon një formë pozitive në kampionatin shqiptar. Verdheblutë prijnë tabelën e renditjes me pikë të barabarta me Vllazninë. I ftuar në studion e emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN Albania”, presidenti i Elbasanit ka folur edhe për incidentin e ndodhur në përballjen kundër Flamurtarit. Në fushën e lojës pati tensione mes lojtarëve, të cilat i tejkaluan kufijtë sportivë. Kujtim Llupa u shpreh se drejtori i policisë së Vlorës e ftoi të kryente denoncim, por ai refuzoi. Gjithashtu presidenti i klubit Elbasani ka zbuluar se lojtarëve u ishte premtuar një premio prej 100 mijë eurosh nëse mposhtnin Vllazninë dhe Elbasanin.
“Që në muajin janar ne kemi filluar të piketojmë disa lojtarë, të cilëve i mbaron kontrata dhe largohen dhe disa të tjergë që duam t’i afrojmë. Jemi në këto hapa. Punojmë me drejtorin, me stafin, me këshiltarët e mi, të gjithë bashkë.
Më është drejtuar mbrëmë drejtori i policisëtë qarkut të Vlorës për të bërë denoncim. Me keqardhje nuk e bëra, sepse kam marrëdhënie shumë të afërt me ish- legjendat e Flamurtarit, me presidentin Sinan Idrizi, me drejtuesin politik të qarkut Blendi Çuçi, zv. presidentin e Federatës, Geri Çipin. Ishin të gjithë të pranishëm në stadium. Ia lashë një incidenti të momentit, pasi dëgjova nga vetë presidenti Sinani që i kishte ofertuar ekipit të vetë 100 mijë euro premio për të mundur Vllazninë dhe Elbasanin. Nuk u arrit ojektivi dhe si duke ata kaluan në ekstrem”, ka deklaruar Kujtim Llupa./Sport Ekspres/