Milani do të përballet sot kundër Lacios në ndeshjen e vlefshme për javën e 29 të Serisë A. Një fitore ndaj bardhekaltërve do të shkurtonte diferencën me Interin e vendit të parë me vetëm 5 pikë.
Alegri ka thënë në konferencë për shtyp se mënyra e vetme për të arritur Interin është që këta të fundit të humbin dhe Milani të fitojë. Sa i përket eleminimi të hershëm të ekipeve italiane nga Liga e Kampionëve, Alegri nuk e lidh këtë fajt me mungesën e cilësisë në Serinë A. Sipas tij, edhe ekipet angleze po hasin vështirësi për shkak të formatit të këtij kompeticioni.
“Futbolli është i bukur sepse është i hapur për debat dhe sepse situatat ndryshojnë çdo vit. Tani për tani, po shohim fazat finale, por edhe ekipet angleze po hasin vështirësi.
Ky format është argëtues nga njëra anë, ka kaq shumë ndeshje dhe rrezikon të gjesh veten në të dyja anët e tabelës. Ndoshta vitin tjetër do të jetë ndryshe. Gjëja e rëndësishme është të luash, pastaj do të shohim se çfarë është e aftë të bëjë secila skuadër. Nuk ka rregulla.
Mbrojtja më e mirë zakonisht fiton Skudeton?Ka vetëm një mënyrë për ne që ta kapim Interin: që ata të humbasin dhe ne të fitojmë”, ka thënë Masimiliano Alegri./Sport Ekspres/