Apolonia-Skënderbeu dhe Korabi-Laçi, njihuni me ndeshjet e rëndësishme në Kategorinë e Parë

Kampionati Kategoria e Parë vijon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 26-të, të cilat do të zhvillohen të gjitha të shtunën, më 14 mars, duke nisur nga ora 15:00.

Kryesuesit e Skënderbeut do të luajnë në transfertë ndaj Apolonisë në stadiumin “Loni Papuçiu”, me korçarët që synojnë të ruajnë vendin e parë në renditje. Ndërkohë, Laçi, që ndjek nga afër kreun e tabelës, do të përballet në transfertë me Korabin në stadiumin “Korabi”.

Një sfidë interesante pritet edhe në stadiumin “Luz i Vogël”, ku Besa do të presë Pogradecin, ndërsa Iliria do të përballet me Kastriotin në stadiumin “Redi Maloku”. Në stadiumin “Liri Ballabani”, Burreli do të luajë ndaj Kukësit.

Takimi tjetër i javës do të zhvillohet në stadiumin “Roza Haxhiu”, ku Lushnja pret AF Luftëtarin.

Gara në kampionatin e Kategorisë së Parë vijon të mbetet shumë e fortë si në krye të renditjes, ashtu edhe në zonën e mbijetesës, ndërsa çdo pikë në këtë fazë të sezonit merr një rëndësi të veçantë për skuadrat.

Java 26

Burreli – Kukësi 14.03.2026 15:00 Stadiumi “Liri Ballabani”

Iliria – Kastrioti 14.03.2026 15:00 Stadiumi “Redi Maloku”

Besa – Pogradeci 14.03.2026 15:00 Stadiumi “Luz i vogël”

Korabi – KF Laçi 14.03.2026 15:00 Stadiumi “Korabi”

Apolonia – Skënderbeu 14.03.2026 15:00 Stadiumi “Loni Papuçiu”

Lushnja – AF Luftëtari 14.03.2026 15:00 Stadiumi “Roza Haxhiu”