Federiko Valverde ishte padyshim njeriu i ndeshjes në sfidën përballë Mançester Sitit. Mesfushori i Realit shënoi 3 golat në fitoren 3-0 të madrilenëve. Ai ka thënë për “Movistar”-in pas ndeshjes se kishte kaluar një kohë e gjatë që nga momenti kur ishte argëtuar kaq shumë në një lojë futbolli.
“Ishte e pabesueshme. Çdokush do ta ëndërronte një natë si kjo. U argëtova shumë sot. Kishte kaluar shumë kohë që kur jam argëtuar kaq shumë duke luajtur një ndeshje futbolli të tillë. Jam i lumtur, jam i emocionuar, por mbi të gjitha për fitoren e skuadrës”, ka deklaruar Federiko Valverde./Sport Ekspres/