VIDEO/ Super Nazmi Gripshi! Lojtari i Shqipërisë shkëlqen te ekipi i Mirlind Dakut, shënon gol me finesë që në debutim

Super Nazmi Gripshi! Ky është një tjetër lojtar fantastik i Shqipërisë, i cili nuk ka marrë vlerësimet maksimale nga Silvinjo dhe nuk ka qenë në planet e tij. Shumë pak hapësirë për të deri tani te Kombëtarja, ndërsa në klube, Gripshi vazhdon të shpalos gjithë potencialin e tij.

Në ditën e sotme, Gripshi ka shënuar që në debutim. Ishte një ndeshje ku për herë të parë mesfushori 28-vjeçar e niste si titullar te ekipi i ri, i Rubin Kazan dhe shënoi në fitoren 2-1 ndaj Krasnodarit. Gripshi po bën punën e Mirlind Dakut të dëmtuar, duke marrë rolin e heroi te ekipi i ri. Një gol me vlerën e tre pikëve dhe një prezantim i shkëlqyer, pas një tjetër aventure për notën 10 që Gripshi kishte te Astana. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/