VIDEO/ Goli i Qazim Laçit i jep fitoren Rizesporit, mesfushori shqiptar në formë të shkëlqyer në Turqi

Qazim Laçi vazhdon të tregojë një formë të shkëlqyer në Turqi. Mesfushori shqiptar ka qenë protagonist këtë sezon, duke dhënë asiste për shokët e skuadrës. Laçi ishte vendimtar edhe në përballjen e sotme kundër Antaliasporit.

Lojtari i Kombëtates kuqezi tundi rrjetën në minutën e 10 të takimit. Goli i tij nga pika e bardhë e penalltisë vulosi edhe fatin e lojës, teksa i dha fitoren minimale 1-0 Rizesporit.