“Gjimshiti është një nga ‘senatorët’ e ekipit”, trajneri i Atalantës tregon peshën e mbrojtësit shqiptar: Është thelbësor për ne

Berat Gjimshiti e nisi nga stoli ndeshjen e mbrëmshme kundër Udinezes. Mbrojtësi shqiptar hyri në fushë vetëm në minutën e 87. Megjithatë, kapiteni i Kombëtares kuqezi mban një peshë të madhe në skuadër. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet trajneri i Atalantës. Paladino ka thënë për mediat pas përfundimit të lojës se Gjimshiti, së bashku me Kolashinacin dhe De Ronin janë “senatorë” të skuadrës dhe thelbësor për bergamaskët.

“Ata (zëvendësuesit) padyshim dhanë kontributin e tyre. Për ne, ‘senatorët’, si Kolashinaci, De Roni dhe Gjimshiti janë thelbësorë. Por edhe lojtarët e rinj po japin kontributin e tyre”, është shprehur ndër të tjera Rafaele Paladino./Sport Ekspres/