VIDEO/ Rei Manaj i jep fitoren skuadrës, shënon golin e katërt në pesë ndeshje të zhvilluara

Rikthimi i Manajt te Sivaspori po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. Për sulmuesin shqiptar duket sikur koha të jetë ndalur, teksa po vazhdon po aty ku e la 2 vite më parë. Lojtari nga Lushnja ka tundur sërish rrjetën në Ligën e Parë turke.

Goli i tij në minutën e 47 ishte i vetmi i shënuar gjatë lojës, duke i dhënë kështu Sivasporit fitoren minimale 0-1 kundër Sheriksporit. Ky ishte goli i 4-t i Manajt në 5 ndeshje me fanellën e bardhekuqve, si dhe numëron gjithashtu edhe një asist./Sport Ekspres/