Interi ka humbur në shifrat totale 2-5 nga Bodo Glimt dhe është eleminuar nga Champions League. Kjo tronditje e madhe ka shtuar edhe zërat për një tronditje të mundshme të postit të trajnerit Chivu.
Në media u tha se Diego Simeone, një ëndërr e hershme e zikaltërve, ishte pranë Interit.
Megjithatë ishte presidenti i Interit, Marota, që sqaroi gjithçka. “Raportimet nga Spanja për një parakontratë mes nesh dhe Diego Simeones janë të rreme. Historia nuk është fare e vërtet, ne jemi shumë të lumtur me trajnerin Chivu”, tha Marotta. /Sport Ekspres/