Interin e pret një detyrë e vështirë mbrëmjen e sotme. Zikatrit duhet të përmbysin humbjen 3-1 ndaj Bodo/Glimt-it në mënyrë që të kualifikohen më tej në Champions League. Autori i golit të dytë në Norvegji, Hauge, ka folur në konferencë për shtyp në prag të kësaj sfide. Lojtari 26-vjeçar ndihet i lumtur për faktin që Bodo/Glimti është shndërruar nga një ekip i vogël në një skuadër që mund të mposhtë këdo. Ai gjithashtu ka zbuluar se ish-shokët e tij të skuadrës te Milani janë gëzuar kur i ka shënuar Interit javën e shkuar.
“Është fantastike. E kemi vënë veten në një pozicion për të mposhtur këdo, është fantastike. Jam në kontakt me shumë nga kolegët e mi të vjetër të Milanit. Janë miq të mirë dhe u lumturuan kur shënova kundër Interit. Do të thotë shumë për shumë tifozë të Milanit”, ka thënë Jans Petter Hauge./Sport Ekspres/