Nga Qirko në portë, tek Arifi në sulm & Josa si trajner. Ky është formacioni më i mirë i javës së 25-të të “Abissnet Superiore”

Java e 25-të e kampionatit “Abissnet Superiore” solli ndeshje mjaft të luftuara dhe emocione në çdo takim me disa prej futbollistëve të cilët spikatën ndjeshëm në fushën e lojës. Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të spikatur të javës bazuar në performancën e tyre në secilën prej ndeshjeve.

Formacioni i javës është ndërtuar sipas skemës 1-4-3-3.

Në portë është përzgjedhur gardiani i Partizanit, Pano Qirko. Mbrojtja përbëhet nga katërshja: Aboubacar Camara (Bylis), Bruno Lulaj (Elbasani), Arbenit Xhemajli (Egnatia), Florjan Përgjoni (Teuta).

Sakaq, në mesfushë kanë spikatur këtë javë tre futbollistët Albano Aleksi (Egnatia), Arli Pergjoni (Bylis), Xhoeli Macolli (Teuta). Reparti ofensiv përbëhet nga tre futbollistët: Sekou Sidibe (Partizani), Karim Loukili (Elbasani), Ergis Arifi (Teuta).

Trajner i kësaj jave është përzgjedhur Mirel Josa, pas fitore së rëndësishme të Bylisit ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-1.