Janë luajtur sot 4 ndeshjet e para “play off” të Ligës së Kampionëve. Pas humbjes 5-2 të Juventusit kundër Gallatasarait, një tjetër ekip italian ka dalë i mposhtur nga stadiumi. Atalanta ka pësuar një disfatë me shifrat 2-0 ndaj Borusias së Dortmundit.
Ndërkohë Realit të Madridit i ka mjaftuar vetëm një gol në transfertën kundër Benfikës. Ndeshja u zgjidh në minutën e 50, atëherë kur Vinicius Xhuniori shënoi golin e fitores për “los blancos”. Ndërkaq, në Monako u luajt një derbi francez, që në fund u fitua nga PSG-ja. Monakoja gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e parë me anë të Balogunit, i cili më pas dyfishoi shifrat në minutën e 18. Por dy golat e tij nuk mjaftuan për t’i dhënë fitoren skuadrës. Doue (29’, 67’) dhe Hakimi (41’) përmbysën shifrat në 2-3 në favor të PSG-së. Ndeshjet e kthimit do të luhen më 23 dhe 24 shkurt./Sport Ekspres/