Fundjava që lamë pas ishte pozitive për legjionarët shqiptarë. Rei Manaj u shndërrua menjëherë në protagonist në rikthimin e tij te Sivaspori. Sulmuesi shqiptar shënoi dy gola në barazimin 3-3 kundër Vanit, njëri prej të cilëve nga goditja e dënimit. Manaj është vlerësuar me notën 9.6 nga “Sofascore”, nota e dytë më lartë për javën e 25 të Ligës së Parë turke.
Ndërkohë, në formacionin më të mirë të javës është përfshirë edhe Brajan Gruda. Sulmuesi i krahut është përshtatur mjaft mirë te Lajpcigu, me të cilin arriti të tundte rrjetën në përballjen e djeshme kundër Volfsburgut. Paraqitja e tij është vlerësuar me notën 8.9 nga “Sofascore”, çka e ka përfshirë Grudën në formacionin më të mirë të javës në Bundesligë./Sport Ekspres/

