Ernest Muçi po përjeton sezonin më të mirë në karrierën e tij. Mbrëmjen e sotme sulmuesi shqiptar ka kapur shifrën e 12 golave me fanellën e Trabzonsporit. Asisti i tij në minutën e 23-të solli golin e parë kundër Samsunsporit, ndërsa në fund ishte vetë ai që vulosi rezultatin përfundimtar të takimit.
Trabzonspori përfitoi një penallti në minutën e 91-të, të cilën më pas e shndërroi në gol vetë Ernest Muçi. Goli i tij i dërgoi shifrat në 0-3 për Trabzonsporin, i cili tashmë është vetëm 4 pikë larg Gallatasarait kryesues./Sport Ekspres/