Përballja me Poloninë po afrohet gjithnjë e më tepër. Tashmë më pak se dy muaj na ndajnë nga sfida që do të vendosë për kualifikimin në Kampionëtin Botëror 2026. Julian Shehu ka dhënë një intervistën në kanalin në “Youtube” të “Meczyki.pl”, ku ka folur gjerë e gjatë për rolin e tij te Shqipëria, për përballjen me Poloninë dhe për stilin e lojës së kuqezinjve.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat. Në ndeshje të tilla është e vështirë për të dyja palët. Kështu që nuk do të jetë e lehtë, si për ata, ashtu edhe për ne. Mendoj se do të vendoset nga detajet e vogla. Polonia ka një avantazh të vogël, sepse luajnë në Poloni dhe kanë mbështetjen e tifozëve. Unë e di se si janë tifozët polakë, se si i përkrahin klubet, në këtë rast Kombëtaren, dhe kjo është diçka që ata e kanë në avantazh.
Roli im nuk është aq i ngjashëm, sepse në Vidzev kam më shumë detyra sulmuese se sa në ekipin kombëtar. Por kjo varet nga fakti se si duan trajnerët që të luajnë dhe nga taktikat që kanë. Unë jam një lojtar që mund të luajë në të dyja këto pozicione. Në Kombëtare trajneri më kërkon që të bëj më shumë detyra mbrojtëse dhe sigurisht që duhet ta bëj këtë. Ndërsa në Vidzev është paksa më ndryshe. Kështu që, po përpiqem të bëj më të mirën për klubin dhe për ekipin tim kombëtar. Jap maksimumin për ta ndihmuar Kombëtaren time. Do vazhdoj kështu.
Shqipëria ka stil loje italian dhe më shumë cilësi në mesfushë? Trajneri jonë ka punuar më parë me trajnerë italianë, si Mançini, dhe kemi shumë lojtarë në Itali. Nuk mendoj që kemi cilësi vetëm në mesfushë. Ne kemi cilësi në çdo pjesë të fushës. Kemi lojtarë shumë të mirë. Por kemi stil italian, kjo është e vërtetë”, është shprehur Julian Shehu./Sport Ekspres/