Në kohët e fundit, janë duke u shtuar zërat kundër arbitrave në Shqipëri. Në një kampionat të rivalizuar dhe me javët e kampionatit që po vijnë drejt fundit, situata është bërë akoma më shumë e ndezur. Problemi qëndron në disa skena të përsëritura kur disa ekipe po lënë fushën e lojës për disa minuta pasi nuk pajtohen me një vendim të arbitrit. I ftuar në “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”, Ditmar Bicaj, ka dhënë një zgjidhje ideale të problemit.
“Nga fusha po del edhe Senegali tani, kampione e Afrikës. Tani është bërë kështu, çfarë nuk duhet të presim edhe në Shqipëri. Këtu duhet të futet rregullorja tani që të mbyllet njëherë e mirë historia. Kush ekip lë fushën, humb takimin automatikisht. Ndodhi edhe te Senegali, morën gjobë. Në momentin që ti del nga fusha, nuk ke më të drejtë kthimi mbrapa”, tha Bicaj. /Sport Ekspres/