Përfundojnë negociatat me Ramadanin, mesfushori shqiptar është gati të hedhë firmën në kontratë

Ylber Ramadani duket se nuk ka çfarë të mendojë më gjatë rreth të ardhmes së tij. Sipas “Tuttosport”-it, negociatat me mesfushorin shqiptar kanë përfunduar. Palët kanë rënë dakort për rinovimin e kontratës.

Lojtari i Kombëtares kuqezi do të hedhë firmën në kontratën e re, e cila do ta mbajë të lidhur me Leçen deri në vitin 2027. Ylber Ramadani është një nga futbollistët titullarë në formacionin e verdhekuqve, çka tregon shumë për rëndësinë e tij në ekip./Sport Ekspres/