VIDEO/ Stadiumi i ri i Barcelonës rezulton një dështim, në “Camp Nou” hyn uji ngado

Barcelona është rikthyer në shtëpinë e saj. Katalanasit tashmë i luajnë sërish ndeshjet e tyre në “Camp Nou”. Rikonstruktimi i plotë përfunon në vitin 2027, por Impianti ka marrë dritën e gjelbër për të zhvilluar ndeshjet e La Ligës.

Por përballja e fundit kundër Real Oviedos nxorri në pah një problem serioz të “Spotify Camp Nou”-t. Mungesa e mbulesës së tribunave bëri që shiu të përfundonte i gjithi mbi tifozët e pranishëm. Majde jo vetëm kaq, por edhe tribuna e mediave u përfshi nga reshjet. Ndërkohë edhe në ambientet drejt daljes nga stadiumi situata ishte po e njëjtë./Sport Ekspres/