Marash Kumbulla mund të rikthehet në Itali. Të paktën, këtë duket se kërkon të bëjë edhe Roma. Sipas “Sky Sport” Udineze po përpiqet të përfitojë nga kjo situatë.
Roma është dakort për kthimin e lojtarit në Serinë A, por fillimisht duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me Majorkën. Ndërkohë situatën e Marash Kumbullës po e vëzhgon me kujdes edhe Espanjoli.
Këta të fundit e kishin mbrojtësin shqiptar pjesë të tyre sezonin e shkuar. Me fanellën e Espanjolit Kumbulla zhvilloi një sezon të shkëlqyer, duke spikatur si një nga mbrojtësit më të mirë të La Ligës./Sport Ekspres/