Contreras bëhet makthi i Teutës, zbulimi i Kërnajës e nderon Partizanin në fund

Partizani ka arritur të fitojë kundër Teutës në shifrat 2-1. Zbulimi i Kërnajës, Contreras ishte sërish njeriu kyç.

Ashtu si në ndeshjen e parë kur Partizani fitoi me përmbysje ndaj Teutës falë dy golave të Contreras, i ardhur nga stoli, edhe këtë herë, zbulimi i Kërnajës shënoi golin e fitores, i ardhur sërish nga stoli.

Toma shënoi golin e parë për Partizanin në minutën e 31, por Jazxhi barazoi në të 80. Kur pritej fundi i takimit, Contreras shtyu në rrjetë pasimin ideal të Skukës, duke sjellë fitoren e madhe. /Sport Ekspres/