Vedat Muriqi është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e Majorkës. “Pirati” ka pushtuar ishullin spanjoll, teksa me tregolëshin e mbrëmshëm është fare pranë thyerjes së rekordit të Samuel Etosë. Sipas rregullit, topin e merr me vete futbollisti që ka shënuar tre gola gjatë një loje dhe në këtë rast ka përfunduar në shtëpinë e Muriqit.
Në të janë hedhur edhe firmat e shokëve të skuadrës, si dhe mesazhet që ata kishin për sulmuesin shqiptar. Nuk mund të mungonte një mesazh edhe nga Marash Kumbulla. “Ta hëngsha zemrën” ishte mesazhi që mbrojtësi i Kombëtares kuqezi kishte shkruajtur për Vedat Muriqin./Sport Ekspres/