Lojtar shqiptar më i nënvlerësuar! Vedat Muriqi është “mbreti”, 2 gola dhe direkt pas Mbappe

Vedat Muriqi mund të quhet padyshim lojtari shqiptar më i nënvlerësuar. Sulmuesi shqiptar është në një formë fantastike në La Liga teksa sot ka realizuar edhe dy gola të tjerë. Majorka po barazon në shifrat 2-2 ndaj Atletiko Bilbaos dhe të dyja golat janë realizuar nga ana e Muriqit. Në fillim duke mbyllur në mënyrë fantastike një aksion të shokëve të ekipit dhe më pas nga penalltia. Ky ishte goli i 13 për Muriqin në këtë sezon dhe mban vendin e dytë në listën e golashënuesve, duke ardhur menjëherë pas Mbappe. E sigurt është që emri i Muriqit nuk shet sa duhet, por ky lojtar është aktualisht mbreti i shqiptarëve në Europë, askush më mirë se ai. /Sport Ekspres/