“Nuk më ka ndodhur në karrierë”, Manaj i del kundër trajnerit të tij: Ka vënë egon e tij përpara ekipit, kam luajtur i dëmtuar për Sivasporin

Rei Manaj ka thyer heshtjen. Sulmuesi shqiptar ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhura së fundmi. Trajneri i Sivasporit vendosi ta linte Manajn në shtëpi për ndeshjen e sotme, duke thënë se lojtari lushnjar nuk ishte stërvitur me ekipin. Por Re Manaj ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij në “Instagram”, ku sqaron se fjalët e trajnerit të tij janë të pavërteta. Madje ai e akuzon kreun e pankinës së Sivasporit se ka vendosur në plan të parë egon e vetë dhe jo klubin.

“Të dashur tifozë të Sivasporit , vendosa të pres ndeshjen në mënyrë që të mos krijoja polemika pas deklaratave për shtyp të bëra në ditët e fundit. Do të doja të thoja se u befasova shuë nga deklaratat e bëra nga trajneri pas ndeshjes ndaj Bodrumsporit, sepse kurrë më parë nuk më ka ndodhur që një trajner të mos merrte përsipër përgjegjësitë dhe të përpiqej të gjente fajin te lojtari.

Pavarësisht se kam pasur një problem me muskujt e kofshës prej 2 muajsh, kam luftuar me gjithçka në të gjitha ndeshjet dhe nuk jam fshehur nga të dhënit çdo gjë që mundesha. Gjatë këtij procesi kam vazhduar të luftoj duke përdorur anti-inflamatorë për të mos e lënë ekipin vetëm.

Këtë javë e kam humbur stërvitjen për 3 ditë për shkak të kurimit tim dhe në ditën e 4-t thashë se mund të stërvitesha, por trajneri gjeti një justifikim dhe i tha doktorit të klubit që të mos stërvitesha nëse ndjeja ende dhimbje. Dukshëm ai kishte një justifikim për të më larguar nga stërvitja, gjë e cila mendoj se ishte e planifikuar.

Pas dy ditëve stërvitje të vazhdueshme i thashë trajnerit dhe drejtorit sportiv se nuk isha 100% gati, por mund të luaja. Isha i gatshëm të hyja në lojë nga stolid dhe nuk do t’i shmangesha detyrave që do të më jepeshin. Mësoja nga një mesazh se ata nuk më morën në skuadër për ndeshjen dhe një ndryshim u bë. Prita me shpresë deri në momentin që autobusi u largua nga klubi.

Ndonjëherë egoja personale e trajnerit duhet të mbahet mënjanë për të mirën e ekipit, por fatkeqësisht ai e ka mbajtur egon e tij përpara ekipit dhe rezultatet e tregojnë këtë. Të dashur tifozë të Sivasporit, e kam dashur gjithmonë këtë klub dhe do të vazhdoj ta dua, pa pasur rëndësi se në cilën ligë jemi. Është e pamundur ta përshkruaj trishtimin dhe ndjenjat që po përjetoj tani”, ka shkruajtur Rei Manaj./Sport Ekspres/