Të gjithë flasin si të mbajnë Anis Mehmetin në super formë, trajneri i Bristol: Vetëm Lionel Messi mundet…

Anis Mehmeti është në super formë me Bristol City në Championship dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për paraqitjet e tij të shkëlqyera. Suksesi i tij ka ngjallur një debat të fortë në klub dhe mes tifozëve, të cilët kërkojnë vazhdimësinë e performances së tij. Megjithatë, ndihmës trajneri i Bristol City, Hogg, ka shprehur disa dyshime rreth mundësisë për të ruajtur një nivel kaq të lartë të lojës në mënyrë konstante.

Në konferencën e tij për shtyp, Hogg ka theksuar se është mjaft e vështirë të mbash performancën optimale në çdo ndeshje. Ai ka shtuar se vetëm lojtarë me talent të jashtëzakonshëm mund ta arrijnë këtë. “Shikon në çdo nivel, është mjaft e vështirë të jesh në çdo ndeshje optimale,” pranoi Hogg. “Ju keni idhujt tuaj si Lionel Messi që mund të drejtojnë një lojë dhe ta bëjnë këtë, por unë mendoj ju keni 11 lojtarë të tjerë nga kundërshtarët, të cilët janë të trajnuar mirë, të përgatitur mirë, të kushtëzuar mirë dhe mund të kenë aftësi të ndryshme fizike me ju.”

Në këtë deklaratë, Hogg e vendos theksin në vështirësitë e ruajtjes së nivelit të lartë të performancës gjatë gjithë sezonit, për shkak të konkurrencës së fortë dhe variacioneve të aftësive fizike dhe teknike mes lojtarëve. “Dikush mund të jetë më i madh ose më i fortë, më i shpejtë ose më i shkathët,” theksoi ai. Këto fjalë të Hogg janë një kujtesë se çdo lojtar, përfshirë Anis Mehmetin, duhet të përballet me sfida të tilla në çdo ndeshje dhe të ketë qëndrueshmëri për të mbajtur nivelin e lartë të performancës.

Kjo situatë është një test i vërtetë për Mehmetin dhe për mënyrën se si ai mund të menaxhojë pritshmëritë e larta të klubit dhe tifozëve, dhe të tregojë se mund të jetë një lojtar kyç për Bristol City gjatë gjithë sezonit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/